Romani “E bukura e të zotit”, nga Albert Cohen, trajton pasionin e një dashurie, duke prekur ekstremet e fshehura të shpirtit e duke analizuar marrëzinë në të gjitha format e saj.
“Nga Nju Jork Tajms është cilësuar autori i këtij libri si kuintesenca e Xhojsit, Korduellit dhe Rablesë, e mbështjellë me magjinë e 1001 netëve”, thotë Irena Toçi, botuese.
“Ky njeri ka ditur aq mirë të përshkruajë natyrën njerëzore, momente të caktuara të jetës së njerëzve se si i marrin këto vendime. Për mua bën pjesë tek ata libra që krijojnë një njeri,krijojnë bindje dhe mënyrën e të parit të jetës”, rrëfen përkthyesja Amantia Kapo.